Lajme

Trump thotë se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse nuk ka marrëveshje me Teheranin

Udhëheqësi amerikan, Donald Trump ka lëshuar një ​​kërcënim të ashpër të martën, rreth 12 orë përpara afatit të tij që Irani të binte dakord për një marrëveshje që përfshin rihapjen e Ngushticës së Hormuzit ose do të përballet me sulme ndëshkuese.

Trump shkroi në faqen e tij në rrjetet sociale: “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u kthyer më kurrë.”

Ai shtoi: “Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë.”

Por megjithatë, deklarata e Trump e mbajti të hapur mundësinë e një daljeje nga kjo situatë, duke thënë se “ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionarisht e mrekullueshme”.

Të Ngjashme