Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump vendos 30% tarifë kundër mallrave të BE-së dhe Meksikës

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur të shtunën se do të vendosë 30 për qind tarifë kundër mallrave të Bashkimit Evropian dhe Meksikës prej 1 gushtit.

Trump i ka prezantuar tarifat ndaj dy prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara përmes dy letrave të publikuara në rrjetet sociale.

Në letrën dërguar lideres së Meksikës, Trump e ka pranuar se shteti i ka ndihmuar në ndaljen e valës së migrantëve pa dokumente dhe fentanolit në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, sipas tij, Meksika nuk ka bërë mjafueshëm për të penguar Amerikën e Veriut nga shndërrimi në “kënd për trafikim narkotikësh”.

Ndërsa në letrën dërguar Bashkimit Evropian, Trump ka thënë se deficiti tregtar i SHBA-së përbën kërcënim të sigurisë.

“Ne kemi pasur vite për të diskutuar marrëdhënien tonë tregtare me BE-në dhe kemi ardhur në përfundim që duhet të heqim dorë nga ky deficit tregtar i madh, i vazhdueshëm dhe i kërcënuar nga tarifat, politikat dhe barrierat tregtare”, ka shkruar Trump në letrën drejtuar BE-në./Radio Evropa e Lirë