Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tuneli i Llogorasë rihapet nesër dhe është pa pagesë deri më 15 shtator, shkurtohet rruga për në bregdetin e jugut

Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri ka njoftuar se që prej ditës së nesërme, 24 Maj, do të hapet qarkullimi i automjeteve në tunelin e Llogarasë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku shkruan se tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator.

Zëvendëskryeministrja deklaroi se hapja e këtij tuneli do të shkurtojë distancën drejt bregdetit të jugut, teksa shton se ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.

“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.

Pa pagesë deri më 15 shtator.

Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”, shkruan Balluku.