Forcat e sigurisë turke kanë arrestuar edhe 125 të dyshuar në një operacion që targeton grupin ISIS në 25 procinca në gjithë vendin, ka thënë ministri i brendshëm Ali Yerlikaya.
Operacionet u kryen në qytetet më të mëdha si Stanboll, Ankara dhe Izmir si dhe provinca të tjera në Turqi.
“Ata që synojnë vëllazërinë, unitetin dhe solidaritetin tonë – që përpiqen të shfrytëzojnë besimin tonë dhe të sulmojnë vlerat tona — do të shohin vetëm forcën e shtetit tonë dhe unitetin e kombit tonë përpara tyre”, tha Yerlikaya, citon Anadolu.
Autoritetet turke kryen një operacion të hënën në mëngjes në Yalova, duke vrarë gjashtë anëtarë të ISIS-it.
Tre oficerë policie u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën, sipas Yerlikaya.

