Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka paralajmëruar se një sulm i Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit do të ishte “i gabuar”, duke i bërë thirrje Uashingtonit dhe Teheranit që t’i zgjidhin çështjet e tyre në mënyrë diplomatike dhe graduale.
Në një intervistë për Al Jazeera, Fidan bëri thirrje për bashkëpunim rajonal ndërsa SHBA-ja grumbullojnë asete ushtarake në Lindjen e Mesme mes tensionesh në rritje me Iranin.
“Është gabim të fillosh luftën përsëri”, tha Fidani.
SHBA-të kanë dërguar një grup sulmues aeroplanmbajtësesh në Gjirin Persik, ndërsa Trump vazhdon të kërcënojë të nisë sulme të reja kundër Iranit pas konfliktit 12-ditor të qershorit të kaluar.
Nga ana e tyre, zyrtarët iranianë kanë premtuar të nisin një “përgjigje gjithëpërfshirëse dhe që shkakton keqardhje” nëse sulmohen përsëri.
Pavarësisht retorikës në rritje, Fidan sugjeroi që një zgjidhje diplomatike është ende e mundur.
“Irani është gati të negociojë përsëri një dosje bërthamore”, tha diplomati i lartë turk.
