Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Turqia rrëzon një dron që iu afrua nga Deti i Zi

Turqia rrëzoi një dron që iu afrua hapësirës së saj ajrore nga Deti i Zi, tha ministria e mbrojtjes.

Incidenti vjen pas paralajmërimit të Turqisë javën e kaluar për përshkallëzim në Detin e Zi, pas sulmeve ruse ndaj porteve ukrainase që dëmtuan tre anije mallrash në pronësi turke.

Moneytizer Paragrafi 2

Banner

Në një deklaratë, ministria tha se avionë luftarakë F-16 turq dhe të NATO-s u vunë në gatishmëri për të siguruar hapësirën ajrore turke pas zbulimit të dronit, raporton Reuters.

Moneytizer Paragrafi 4

U përcaktua se droni ishte jashtë kontrollit dhe u rrëzua në një zonë të sigurt, shtoi ministria në deklaratën e së hënës, pa dhënë hollësi për llojin apo origjinën e tij.

Sulmet ndaj porteve ukrainase ndodhën disa ditë pasi Moska kërcënoi se do ta “shkëpuste Ukrainën nga deti”, pas sulmeve të Kievit që dëmtuan tre cisterna të “flotës hije” që po shkonin drejt Rusisë për të eksportuar naftën e saj në Detin e Zi.