Lajme

Turqia thotë se mbrojtja e NATO-s rrëzoj një raketë të katërt në hapësirën e saj ajrore

Autoritetet turke njoftojnë se mbrojtja e NATO-së ka rrëzuar raketën e katërt në hapësirën e saj, raporton Al Jazeera.

Raketa balistike hyri në hapësirën ajrore turke përpara se të rrëzohej nga mbrojtjet ajrore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor.

Sulmi ishte i katërti që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, pas tre përgjimeve të mëparshme nga sistemet e NATO-s këtë muaj që e shtynë Ankaranë të protestonte dhe të paralajmëronte Teheranin.

Teherani ka mohuar përfshirjen në tre incidentet e mëparshme, duke thënë se nuk ka autorizuar lëshime të tilla.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se po merren të gjitha masat e nevojshme “me vendosmëri dhe pa hezitim” kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit të saj.

Të Ngjashme