Një person i arrestuar dy ditë më parë ka ndërruar jetë në ambientet e sigurisë në kryeqytet, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Sipas informacionit zyrtar, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, pranë Bllokut të Sigurisë, ka humbur jetën shtetasi me iniciale B. P., 41 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
41-vjeçari ishte arrestuar më 18 mars 2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”.
Grupet hetimore po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi
Më datë 20.03.2026, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më datë 18.03.2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
