Lajme

​U.d. Presidentja Haxhiu mbështetje QKRMT-së për të drejtat e të mbijetuarve nga torturat

Ushtruesja e detyrë së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), znj. Feride Rushiti.

“E falënderova znj. Rushiti për angazhimin e saj të palodhshëm dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Një mision me rëndësi të veçantë, jo vetëm për të mbijetuarit dhe shoqërinë tonë, por edhe për forcimin e drejtësisë dhe dinjitetit në shtetin tonë”, ka thënë u.d Presidentja Haxhiu.

Me këtë rast, u.d Presidentja Haxhiu e ka siguruar znj. Rushiti se do të ketë mbështetjen e plotë të saj dhe të institucioneve në çdo përpjekje për avancimin e të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së të mbijetuarve.

Të Ngjashme