Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U gjet e pajetë poshtë urës, dalin detaje të reja: Në trupin e të resë ka plagë të rënda në gjoks e bark

Një vajzë e re është gjetur sot pa shenja jete poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës.

Sipas BW në trupin e saj janë konstatuar shenja dhune, ndërsa ka plagë të rënda në gjoks dhe në bark.

Ndërkohë pritet që në orët në vijim mjeku ligjor të përcaktojë me çfarë është qëlluar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.