Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës ka njoftuar se janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Myrteza (Skënder) Dylhasit nga Gjakova, i rrëmbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Ceremonia e rivarrimit të martirit Myrteza (Skënder) Dylhasi do të mbahet të premten, më 6 mars. Homazhet do të mbahen nga ora 12:00 deri në orën 13:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.
Varrimi do të bëhet në orën 13:30 në Kompleksin Memorial në Çabrat.
Më 27 mars 1999, tani i ndjeri Myrteza, së bashku me babanë e tij Skënder Dylhasi, me gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinjët e familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga, u morën nga forcat serbe, nga shtëpia e Halim Qerkezit në Gjakovë”, thuhet në njopftimine Komunës së Gjakovës.
