Katër policë janë lënduar pas vetura e tyre zyrtare është goditur me traktor nga disa të dyshuar të cilinë po bartnin dru ilegale.
Kurse janë publikuar pamjet e automjetit zyrtar i cili shihet i dëmtuar rëndë nga goditja.
Në lidhje me rastin, policia ka arritur t’i arrestoj tre të dyshuar.

Pamje nga aksidenti ku u lënduan katër policë
Ndërsa, policia ka dhënë detaje në raportin e saj 24 orësh.
“VRASJE NË TENTATIVË & PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS ZYRTARE/Pollatë, Podujevë / 14.03.2026 – 16:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit derisa kanë qenë njëri me traktor ngarkuar dru ilegale dhe tjetri me automjet e kishin goditur automjetin zyrtar të policisë ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtarë policor të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pamje nga aksidenti ku u lënduan katër policë
