Në media është publikuar fotoja e dy të rinjve, Hysen dhe Kevin Neza që morën peng ndërtuesin në mes të Tiranës.
Të dy kanë rënë në pranga, ndërsa në kërkim është shpallur Jurgen Neza.
Biznesmeni 33-vjeçar u mor peng pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, ku biznesmeni ishte duke konsumuar një kafe.
Sapo është larguar nga lokali dhe ka hyrë në një rrugicë, tre autorët i janë afruar, njëri prej tyre ka qenë me kapele dhe syze, ndërsa 2 vëllezërit me maskë farmacie dhe syze.
Ata janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe, nën këtë mashtrim, e kanë detyruar të hipte në automjet.

