Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur në mesnatë, në një nga hotelet në zonën e Saukut në Tiranë.
Mësohet se vajza e plagosur është 18 vjeç, studente, por se ende nuk është zbuluar identiteti i saj.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se 18-vjeçarja është paraqitur në spital me një plagë me armë zjarri në kraharor. Ka qenë një nga punonjëset e hotelit e cila e ka dërguar të plagosurën në spital me një taksi.
Sa i përket autorit, ai ende nuk është identifikuar, pasi është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
