2
Marcel Bauer, deputet i Partisë së Majtë (Die Linke), u përjashtua dy herë nga Seanca Plenare e Bundestagut javën e kaluar, për shkak të refuzimit për të hequr beretën e tij të zezë.
Presidentja e Dhomës, Julia Kloeckner nga CDU, dhe më pas zëvendëspresidentja Andrea Lindholz nga CSU, ndërhynë duke e urdhëruar Bauer-in të respektojë “zakonet” e veshjes në parlament ose të largohet.
Rregullorja e Bundestagut nuk përcakton qartësisht rregulla mbi veshjen, por kërkon që deputetët të vishen “në përputhje me prestigjin” e institucionit, një standard që interpretohet nga drejtuesit e seancës.
Edhe pse Marcel Bauer iu bind urdhrit dhe hoqi beretën, ngjarja ka ndezur debat në publik dhe media. Shumë komentues pyesin nëse një beretë është realisht një rrezik për prestigjin e parlamentit.
Ky rast i rikujton opinionit publik polemika të mëparshme mbi veshjen e përfaqësuesve politikë. Një shembull i njohur është ai i Joschka Fischer, i cili në vitin 1985 bëri histori duke u betuar si Ministër i Mjedisit në landin e Hessenit i veshur me xhinse dhe atlete – një gjest simbolik që shënoi distancimin nga normat tradicionale të “establishmentit”.
Der @dielinkebt Abgeordnete Marcel Bauer wurde des Bundestags verwiesen, weil er sich weigerte, seine Baskenmütze abzusetzen. pic.twitter.com/CTjaAE3Z2O
— Faktinator (@faktinator) May 15, 2025