Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Udhëheqësi suprem i Iranit kritikon propozimin e SHBA-së për bisedime bërthamore

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei kritikoi të mërkurën një propozim fillestar nga Shtetet e Bashkuara në negociatat mbi programin bërthamor të Teheranit që përparon me shpejtësi , megjithëse ai nuk e hodhi poshtë plotësisht idenë e një marrëveshjeje me Uashingtonin.

Vërejtjet e Khamenei-t të vijnë pas vijës së kuqe të shprehur gjatë ditëve të fundit – një që thotë se Teherani refuzon të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit në çdo marrëveshje të mundshme me SHBA-në.

Kjo kërkesë është bërë vazhdimisht nga zyrtarët amerikanë, përfshirë Presidentin Donald Trump, megjithëse mbetet e paqartë se sa shumë e përmendi atë i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, në propozimin e tij fillestar drejtuar Iranit, shkruan AP.

Khamenei gjithashtu nuk këmbënguli në ndonjë nivel specifik të pasurimit bërthamor. Irani tani pasuron uraniumin deri në 60% – një hap i shkurtër teknik nga nivelet e armëve.

“Nëse do të kishim 100 centrale bërthamore pa pasurim, ato nuk do të ishin të përdorshme për ne”, ka thënë Khamenei. “Nëse nuk kemi pasurim, atëherë duhet t’i shtrijmë dorën (duke iu lutur) SHBA-së.”

Një dështim për t’u arritur një marrëveshje mes fuqive mund të çojë në rritje të mëtejshme të tensioneve në një Lindje të Mesme, e cila është tashmë e tensionuar për shkak të luftës së Izraelit në Rripin e Gazës.