
Shërbimi i Sigurisë Ukrainase, i njohur me akronimin SBU, pretendoi se dëmtoi themelet e Urës Kerç që lidh Rusinë dhe Krimenë – një arterie kyçe për furnizimet ushtarake ruse në luftë.
SBU tha se shpërtheu 1,100 kilogramë (2,400 paund) eksploziv në shtratin e detit gjatë natës, duke dëmtuar themelet e urës në një operacion që zgjati disa muaj për t’u ngritur.
“Ura tani është praktikisht në një gjendje emergjence”, deklaroi SBU-ja.
Trafiku nëpër Urën e Kerçit u ndal për tre orë herët të martën në mëngjes, por u rihap në orën 9 të mëngjesit, thanë kanalet zyrtare ruse të mediave sociale.
Ky ishte sulmi i tretë ukrainas në urë që nga pushtimi i fqinjit të saj nga Rusia në shkurt 2022, tha SBU.
Ndwrkohw, Një sulm rus shënjestroi qytetin ukrainas të Sumy të martën, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke lënë shumë të plagosur, thanë zyrtarët, raportoi AP.
Presidenti i Ukrainës e denoncoi sulmin, duke thënë se ai nënvizon se Moska nuk ka ndërmend të ndalë luftën trevjeçare.
Delegacionet nga palët ndërluftuese zhvilluan bisedime në Stamboll të hënën dhe ranë dakord të shkëmbenin trupa të vdekura dhe të plagosura, por kushtet e tyre për t’i dhënë fund luftës mbetën shumë larg njëra-tjetrës.