Ukraina ka njoftuar se ka pranuar trupat e 1,000 ushtarëve nga Rusia në shkëmbimin e fundit të trupave të të vrarëve në luftën që po i ofrohet vitit të katërt.
Të dy palët konfirmuar shkëmbimin të enjten, duke e përshkruar si pjesë të një marrëveshjeje të arritur më parë për t’i lejuar familjet që t’i varrosin ata të vrarët në fushëbetejë, raporton Al Jazeera.
Ndihmësi i Kremlinit, Vladimir Medinsky, tha se “brenda kuadrit të marrëveshjeve të Stambollit, trupat e 1,000 ushtarëve të vdekur ukrainas janë transferuar në Ukrainë”, duke shtuar se “ trupat e 38 ushtarëve të vdekur rusë janë transferuar në Rusi”.
Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës konfirmoi dorëzimin, duke thënë në një deklaratë se “sot u zhvilluan aktivitete riatdhesimi, si pjesë e të cilave një mijë trupa u kthyen në Ukrainë”.
