Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ukraina shpall gjendje të jashtëzakonshme energjetike

Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë së vendit, me një fokus të veçantë në Kiev, pasi sulmet e vazhdueshme ruse vazhdojnë të lënë mijëra banorë pa energji elektrike.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Moskën për shfrytëzim të qëllimshëm të kushteve të ashpra të dimrit si pjesë e strategjisë së saj të luftës, me temperaturat gjatë natës në Kiev që ranë së fundmi në rreth -20 gradë Celsius, raporton Guardian.

Deklarata vjen ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Zelensky po pengonte përpjekjet për të siguruar një marrëveshje paqeje që do t’i jepte fund gati katër viteve luftë me Rusinë.

Ai tha për agjëncinë e lajmeve Reuters të mërkurën se, Ukraina “është më pak e gatshme për të bërë një marrëveshje” sesa presidenti rus Vladimir Putin.

Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike nuk janë kufizuar vetëm në kryeqytet.

Javën e kaluar, zyrtarët ukrainas thanë se më shumë se një milion njerëz në Ukrainën juglindore kaluan orë të tëra pa ngrohje dhe furnizim me ujë si rezultat i sulmeve ajrore ruse.