Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi të bombardojë termocentralet dhe urat e Iranit duke filluar nga e marta nëse vendi pers nuk e hap Ngushticën e Hormuzit.
“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju kopila të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – VETËM SHIKONI! Falënderimi i qoftë Allahut”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social të dielën në mëngjes.
Afati 10-ditor i Trumpit ndaj Iranit pritet të skadojë të hënën. Ai më parë kërcënoi të bombardonte infrastrukturën energjetike, ujore dhe të naftës së vendit nëse nuk arrihej një marrëveshje për hapjen e ngushticës.
Teherani e ka akuzuar Trumpin për planifikimin e kryerjes së krimeve të luftës dhe ka kërcënuar të hakmerret me sulme të ngjashme kundër infrastrukturës në Izrael dhe në shtetet e tjera të Gjirit.
