Komandanti i Misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti Komandantin e Forcave Tokësore Turke, gjeneral Metin Tokel, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.
“Gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutaş informoi gjeneral Metin Tokel për situatën e sigurisë në Kosovë dhe shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve turq, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për KFOR-in”, njofton KFOR.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolin e vet si reagues të sigurisë.

