Këngëtari Adion, i cili mbrëmjen e djeshme u bë pjesë e ‘Ferma VIP 3’ , gjatë një bisede që ka pasur me moderatoren Malbora, është shprehur se nuk është shumë i famshëm dhe fermën e shikon si trampolin për të arritur aty.
‘’Muzikën unë e kam pasion, unë ende nuk jam i famshëm. Para se me bë këngën ‘Kush o këtu’ mua s’më ka njohur njeri dhe pse kam pasur bashkëpunime.’’
View this post on Instagram
‘’Unë dua të bëj muzikë shpirti nuk punoj dot me IA, muzika e tillë është vetëm për një javë. Muzika ime dua të jetoj gjatë në breza, jo të shuhet brenda një jave’’, u shpreh këngëtari Adion.
View this post on Instagram
