Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

UNRWA: Njerëzit në Gaza nuk janë as të vdekur as të gjallë, ata janë kufoma në këmbë

Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së Ndihmës dhe Punëve të Kombeve të Bashkuara ka thënë se punëtorëve të tij në Rripin e Gazës po u bie të fikët në punë nga uria.

Philippe Lazzarini shkroi në ‘X’: “‘Njerëzit në Gaza nuk janë as të vdekur as të gjallë, ata janë kufoma në këmbë’: më tha një koleg në Gaza këtë mëngjes.

“Kjo krizë që po thellohet po i prek të gjithë, përfshirë ata që përpiqen të shpëtojnë jetë në enklavën e shkatërruar nga lufta. Punonjësit e shëndetësisë në vijën e parë të UNRWA-s mbijetojnë me një vakt të vogël në ditë, shpesh vetëm me thjerrëza, nëse i hanë fare.”

“Atyre po i bie gjithnjë e më shumë të fikët nga uria ndërsa janë në punë. Kur kujdestarët nuk mund të gjejnë mjaftueshëm për të ngrënë, i gjithë sistemi humanitar po shembet.”

Ai tha se agjencia ka kamionë me ndihma të mjaftueshme që janë duke pritur për të hyrë në Gaza porse nuk lejohen nga autoritetet izraelite./teve1/