Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ura që bashkon, jo që ndan”/ Halil Geci godet politikat e vjetra të përçarjes – ja mesazhi i tij

 
   

Halil Geci ka vlerësuar ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër nga Qeveria aktuale si një akt të rëndësishëm bashkimi dhe përparimi qytetar.

Përmes një postimi në Facebook, Geci krahason këtë urë me atë të ndërtuar më herët nga ndërkombëtarët, e cila – sipas tij – u shndërrua në simbol ndarjeje përmes ndërhyrjeve të huaja dhe bashkëpunimit të faktorëve të brendshëm.

Ai e cilëson urën e re si dëshmi të vullnetit për unitet, për një të ardhme pa kufij dhe me lëvizje të lirë, duke e konsideruar këtë projekt jo vetëm si investim infrastrukturor, por si simbol të qartë të bashkëjetesës dhe vizionit për një Kosovë evropiane, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Ura e ndërtuar nga qeveria aktuale mbi lumen Ibër është simbol i bashkimit, jo i ndarjes

Ndryshe nga ura harkore e ndërtuar nga ndërkombëtarët, të cilën KFOR-i francez dhe tradhtarët e brendshëm e shndërruan në kufi zjarri, sot historia po i ndëshkon vetë ata që e ndezën atë zjarr. Ata që ngritën ndasi dhe ushqyen urrejtjen, sot janë vetë viktima të flakëve që ndezën me duart e tyre.

Njëra palë përfundoi në Hagë duke u mbështjellë me patriotizëm të rremë, ndërsa pala tjetër përfundoi nën kërkim ndërkombëtar.

Shokët e tyre,të djegur, të vrarë, të plagosur ose të shpërndarë ,nuk janë gjë tjetër veçse pasqyra e një politike të dështuar që gjithmonë ka mbjellë dhimbje dhe përçarje.

Ura e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë është më shumë se një vepër infrastrukturore. Ajo është simbol i komunikimit, i lirisë së lëvizjes dhe i bashkëjetesës mes qytetarëve. Ndërtimi i saj është dëshmi se shqiptarët zgjedhin të ndërtojnë ura e jo mure, të ndërtojnë bashkim e jo ndarje.

Përpjekjet për të penguar kalimin mbi këtë urë nuk janë thjesht teknike. Ato janë përpjekje politike të atyre që duan ndarje, gllabërim dhe rikthim të urrejtjes. Por le ta themi qartë: ura nuk është pengesë ,ura është lidhje.

Kjo urë është dëshmi e vullnetit tonë për Evropën e bashkuar, për një të ardhme pa kufij e me lëvizje të lirë. Dhe është paradoksale që pikërisht ata që shpallin vlera evropiane, sot i mohojnë ato duke ngritur pengesa mbi urën e Ibrit.

Ata që ndezin zjarr mbi ura, do të digjen nga ai zjarr. Sepse urat janë forca e qytetërimit tonë, shenja e unifikimit dhe garancia se e ardhmja jonë është e përbashkët.