Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Urimi i Osmanit për Krishtlindje: Paqe në shpirt e dashuri në familje

 
   

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani u ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje, duke uruar paqe në shpirt, dashuri në familje e shëndet në çdo shtëpi.

“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi”.

Në mesazhin e saj të urimit, Osmani ka theksuar rëndësinë e respektit, solidaritetit e mikpritjes.

“ Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim. Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!”, thuhet në urimin e presidentes dë Kosovës, Vjosa Osmani.