Shëndetësia

Ushqimet që mposhtin vapën

Ekspertët rekomandojnë një listë të ushqimeve që do ju ndihmojnë të mbani në kontroll temperaturat e larta dhe trupi juaj të qëndrojë i hidratuar dhe plot me elementë ushqyes.

Perimet: Është shumë e rëndësishme që nivelet e ujit në trup t’i mbash të ekuilibruara jo vetëm me fruta dhe lëngje, por edhe me perime. Zgjidh sidomos ato produkte që përmbajnë shumë ujë”,- thotë Catherine Collins, dietologe pranë spitalit “St George Tooting”. Perimet janë zgjedhja e duhur gjatë verës, sepse përmbajnë shumë lëngje dhe vlera ushqyese.

Patatet e pjekura ose pastat: Ushqimet e pasura me karbohidrate të ndihmojnë për të luftuar lodhjen që të shkakton vapa. Dr. Wendy Doyle, nga shoqata e dietologëve në Britani, rekomandon të hahen vakte të vogla me ushqime që përmbajnë karbohidrate gjatë ditës, si p.sh. pite për të ruajtur nivelin e sheqerit në gjak, si dhe nivelin e energjisë. Ushqime të tjera të pasura me karbohidrate janë fasulet e pjekura, orizi, frutat, kosi dhe qumështi.

Lakrat: Janë po ashtu një burim i pasur mineralesh, duke përfshirë hekur, i cili është shumë i domosdoshëm sa herë që trupi humbet djersë. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë ndjenjën e lodhjes dhe të përgjumjes. Ushqime të tjera që përmbajnë hekur janë edhe mishi, frutat dhe perimet e gjelbra.

Nenexhiku: Sepse nenexhiku mban të ftohur të gjithë trupin, pas asaj djegies që shkakton në gjuhë. Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë këtë shije freskuese në mot të nxehtë.

Qepët: Sidomos ato të kuqe përmbajnë një kimikat “quercetin”, e cila besohet të ketë efekt anti-histamine. Histamina është ngacmues që shkakton skuqjen e lëkurës ndaj pickimeve të insekteve, kështu që konsumimi i qepës mund të të ndihmojë për të lehtësuar veten nga këto ankesa verore.

Banane: Janë një burim i pasur me kalium, i cili ndihmon për të rregulluar nivelin e lëngjeve në trup, pas djersitjes së tepërt. Ushqimet e pasura me kalium, si perimet jeshile, fasulet e pjekura, frutat e thata dhe drithërat janë të rekomanduara gjatë periudhës së nxehtë.

Pjepri: Dr. Doyle thotë se është më i rëndësishëm për t’u konsumuar gjatë periudhës së nxehtë, sepse pjepri përmban më shumë se 90 për qind ujë

Të Ngjashme