Lajme

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

KFOR ka njoftuar për një ushtrim të përbashkët që është kryer nga ushtarët nga Austria, Italia dhe Rumania, që janë operatorët për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.

KFOR ka bërë të ditur se ushtrimi u zhvillua në një zonë të caktuar, në përputhje të plotë me procedurat e vendosura të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Njoftimi:

”Ky aktivitet i rregullt pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të bashkëpunuar me institucionet vendore, për të forcuar partneritetet dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

Të Ngjashme