Ushtarët italianë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim të misionit të KFOR-it, po vazhdojnë të zhvillojnë patrulla të rregullta në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe kufirin në veri të vendit.
Bazuar në njoftim, këto patrulla janë zhvilluar si ditën, ashtu edhe natën.
“Këto aktivitete pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
