Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ushtria izraelite vret drejtorin e spitalit indonezian dhe familjen e tij në Gaza

Reporterët e Al Jazeera Arabic kanë njoftuar se  drejtori i Spitalit Indonezian, Marwan al-Sultan, është vrarë së bashku me familjen e tij në një sulm izraelit në qytetin e Gazës.

Sulmi ndodhi në një ndërtesë banimi në jugperëndim të qytetit të Gazës. Gruaja dhe fëmijët e tij u vranë gjithashtu në sulm.

Al-Sultan ishte një burim kyç informacioni nga Gaza, duke raportuar mbi kushtet e palestinezëve në veri të enklavës së rrethuar.

Ai i kishte bërë thirrje vazhdimisht bashkësisë ndërkombëtare të bënte presion për sigurinë e ekipeve mjekësore, përfshirë edhe kur ushtria izraelite vendosi rrethimin ose goditi spitalin.

Sistemi shëndetësorë dhe stafi mjekësorë kanë qenë target i ushtrisë izraelite në vazhdimësi gjatë luftës në Gaza.

Kujtojmë se vitin e kaluar, një dron izraelit vrau drejtorin e spitalit Kamal Adëab, Ahmed Al-Kahlout teksa po hynte në spital.