Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ushtria izraelite vret vrapuesin palestinez me famë ndërkombëtare pranë qendrave të ndihmës

Të mërkurën, ushtria izraelite vrau vrapuesin palestinez Allam al-Amour në qytetin Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, ndërsa ai po përpiqej të merrte ndihma humanitare, raportoi agjencia Anadolu.

Sipas burimeve familjare, al-Amour u qëllua pranë zonës ku ndodhen qendrat amerikane të shpërndarjes së ndihmave dhe vdiqjetën nga plagët e marra.


Reklamë

Allam al-Amour ishte një sportist i njohur, i cili kishte fituar medaljen e bronztë në garën 3,000 metra në Kampionatin e Atletikës së Klubeve të Azisë Perëndimore për të rinj, të mbajtur në Doha në mars 2023. Turneu kishte mbledhur 250 atletë nga 12 vende të rajonit.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë afro 63,000 palestinezë në Gaza, sipas burimeve lokale. Operacionet ushtarake kanë shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës, duke përkeqësuar krizën humanitare dhe e duke e bërë jetesën thuajse të pamundur.