Lajme

​Ushtruesja e detyrës së presidentës, Haxhiu viziton Drenicën në ditën e parë

Në ditën e parë si ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nesër nis punën me një vizitë në Drenicë.

Haxhiu të dielën bën homazhe në kompleksin memorial në Rezallë të Skenderajt.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës së Kosovës, homazhet nisin në orën 10:00.

“Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, bën homazhe në Rezallë”, thuhet në njoftim.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, sot pasi pranoi detyrën nga Vjosa Osmani u shpreh e vendosur për ta ushtruar detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm, duke nënvizuar se bashkëpunimi institucional dhe përkushtimi i kabinetit do të jenë kyç për përballimin e sfidave në vijim.

Të Ngjashme