Lajme

Vajza e Jakup Krasniqit: E drejta për të jetuar i lirë nuk është krim

Ish-katërshja e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, sot thanë fjalën e fundit para trupit gjykues në Hagë.

Me këtë rast ka reaguar Gresa, vajza e këtij të fundit, e cila tha se e drejta për të jetuar i lirë nuk është krim.

“Të katër njëzëri thanë: Luftuam regjimin gjenocidal të Serbisë, luftuam për liri”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

4 çlirimtarë

4 fjalime të fuqishme

4 mësime historie

Të katër njëzëri thanë: Luftuam regjimin gjenocidal të Serbisë, luftuam për liri.

E drejta për të jetuar i lirë nuk është krim.

Të Ngjashme