Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Valë e jashtëzakonshme e të nxehtit përfshin Kosovën, Han i Elezit shënoi 42.4°C

 
   

Kosova po përballet me një valë të jashtëzakonshme të të nxehtit, ku temperaturat ditën e sotme kanë shënuar rekorde në disa komuna të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në orën 14:00, vlera më e lartë e regjistruar ishte në Han të Elezit, ku termometri arriti në 42.4°C në orën 13:00, duke e bërë këtë ditë më të nxehtën e matur ndonjëherë nga rrjeti shtetëror meteorologjik.

Përveç Hanit të Elezit, temperatura ekstreme janë regjistruar edhe në Kamenicë (41.6°C), Gjilan (41.2°C), Klinë (41.1°C), Rahovec (41.1°C), Leposaviq (41.3°C), Gjakovë (41.7°C), Komoran (40.8°C), Skenderaj (40.3°C), Mitrovicë (40.5°C), Prishtinë (40.2°C), dhe Istog (40.5°C).

Shumica e komunave të vendit kanë kaluar pragun prej 39°C, ndërsa disa zona malore si Brodi dhe Brezovica kanë mbetur më të freskëta, me 23.4°C dhe 32.0°C respektivisht.