Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Varreza myslimane në Australi përdhoset me koka derrash pas sulmit në plazhin Bondi

Një varrezë myslimanësh në Australi është përdhosur me koka të prera derrash, pas sulmit që ndodhi në një plazh të Syndeyt, raportuan mediat lokale.

Policia tha në një deklaratë se varreza e myslimanëve në periferinë Narellan të Sidneit Jugperëndimor është vandalizuar pas të shtënave masive në plazhin Bondi.

“Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën disa koka derrash në vendngjarje. Policia menjëherë nisi një hetim për incidentin”, thuhet në deklaratë.

“Kokat e derrave janë hequr që atëherë dhe janë asgjësuar në mënyrë të përshtatshme”, shtoi policia, duke përmendur se hetimet për incidentin ishin duke vazhduar.

Ngjarja ndodhi një ditë pasi dy sulmues, babë dhe bir, hapën zjarr të dielën në mbrëmje në plazhin Bondi duke lënë të vrarë 15 persona dhe duke plagosur 42 të tjerë.

Njëri nga sulmuesit u vra kurse tjetri morri lëndime të rënda tha policia e cila e ka cilësuar rastin si “akt terrorist”.