
Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, sonte në emisionin Hambari mes tjerash, foli edhe për atë se si të tjerët që përjetuan po të njejtën gjë, vazhdojnë të ndjekin hapat e saj.
Krasniqi-Goodman tashmë është shëndrruar në një adresë të sigurt, teksa përmendi edhe Ramadan Nishorin, i mbijetuar i dhunës seksuale të tregonte publikisht historinë e tij.
“Është shumë e vërtetë. Unë nuk e kam bind me dal atë, kam bisedu me të. Ai vet ka vendos me dal e me fol publikisht, po kam qenë i pari person që i ka tregu se çfarë ka ndodh. Iu kam lut me shku e me kërku ndihmë tek Feride Rushiti, aty ka vazhdu dhe ka vendos e ka prit momentin e duhur.
Është ndjenjë e mirë kur dikush e përcjell misionin tënd, shumë më lehtë e kanë këta, se sa që e kam pas unë në 2018-tën”, tha ajo.