Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vazhdojnë kolonat e gjata në pikën kufitare Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët presin deri në pesë orë

Kolona të gjata deri në 4 mijë metra janë krijuar në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, kësisoj mërgimtarët po detyrohen të presin deri në pesë orë për të hyrë në territorin e Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuar në ora 12:08, kolona tashmë kanë filluar të krijohen edhe në vendkalimin kufitar Muçibabë.

Në pikën kufitare Muçibabë, kolonat arrijnë deri 500 metra.

 Image Fluksi 

Vendkalimet tjera raportohet të jenë të lira për qarkullim.