Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vazhdojnë përplasjet – Murati i përgjigjet Ramës, paralajmëron padi për shpifje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i është përgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas akuzave për bllokimin e buxhetit të Kryeqytetit.

“Përparim, thuaj Lumirit bashkë me deputetët tjerë le ta votojnë buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2025 në Kuvend. Kaq e thjeshtë është”, ka shkruar Murati në Facebook.

Moneytizer Paragrafi 2

Ai mohoi se Ministria e Financave ka bllokuar buxhetin e Prishtinës, duke sqaruar se në të njëjtën situatë ndodhen edhe komunat e Gjilanit dhe Zubin Potokut, të cilat nuk e kanë miratuar buxhetin në afat.

Murati shtoi se, pavarësisht sqarimeve të përsëritura, Përparim Rama dhe Shkëmb Manaj kanë vazhduar ta akuzojnë për bllokim të buxhetit, gjë që ai e cilësoi si të pavërtetë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Normalisht që kjo është e pavërtetë”, theksoi ai, duke paralajmëruar padi për shpifje. “Jam i detyruar që të dorëzoj padi për shpifje ndaj Përparim Ramës, por edhe kujtdo tjetër që vazhdon të dezinformojë për gjoja vendime për bllokim të buxhetit”, ka shkruar ministri në detyrë.

Ky reagim erdhi pas deklaratave të Ramës, i cili e akuzoi Muratin se po pengon ekzekutimin e buxhetit të Prishtinës, duke theksuar se janë “33 milionë euro të bllokuara, prej tyre 23 milionë të hyra vetanake dhe 10 milionë grant qeveritar”.