Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e urës për këmbësorë në Mitrovicë

 
   

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e urës për këmbësorë në Mitrovicë, ndërsa po zhvillohet edhe qarkullimi në urën që u ndërtua për lëvizje të automjeteve. Disa nga qytetarët thonë se po e shfrytëzojnë urën për qarkullim, ndërsa të tjerë e shohin si të panevojshme. Nga kompania ndërtuese nuk kanë dhënë një afat kohor kur pritet të kryhen punimet edhe tek ura për këmbësorë.

Vazhdojnë punimet për urën mbi lumin Ibër të paraparë vetëm për këmbësorë, Dinamika e punës është e njëjtë dhe pritet që të përmbyllet në afatet e parapara.

Jahir Dedija, menaxher i kompanisë, tha  se kjo ka punë më shumë, është dy herë më e madhe sipërfaqe se ura për makina.

 “Nuk kemi hala datë të saktë, sepse kemi pasur problem me ujin, derisa e kemi menaxhua”, tha ai.

Derisa ura për lëvizje të automjeteve është lëshuar për qarkullim, në urën për lëvizje të këmbësorëve, po vazhdojnë ende punimet. Qytetarët kanë mendime të ndryshme për këtë çështje.

Gurthemeli i dy urave mbi Ibër në Mitrovicë u vendos më 1 korrik. Teksa punimet filluan dhe po vazhdojnë, Prokuroria Speciale e Kosovës po zhvillon hetime lidhur me ligjshmërinë e kontratës për ndërtimin e këtyre dy urave.