
Ish ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Rubin që nga e hëna, më 14 shtator ka filluar dëshminë e tij në procesin gjyqësor në Hagë.
Ai të hënën dhe të martën, ka dëshmuar si dëshmitar mbrojtës i Hashim Thaçit, ndërsa dëshminë e tij do ta vazhdoj edhe sot.
Gjatë dy ditëve të dëshmisë së tij, James Rubin ka thënë se gjykimi që po i bëhet Thaçit është i padrejtë, derisa ka treguar edhe ngjarje dhe histori të ndryshme bashkë me Hashim Thaçin, Madeline Albright dhe emra të tjerë të rëndësishëm të asaj periudhe kohore.
Rubin e nisi dëshminë me përshtypjen fillestare të Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më 1999, duke thënë ato kishin përshtypje më ndryshe.