1
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se dy të arrestuarve lidhur me rastin e vdekjes së dy punëtorëve të ndërtimit iu është caktuar masa e ndalimit 48-orësh.
“Gjakovë, 21 korrik 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin publik se më datë 21.07.2025, është informuar nga Policia e Kosovës për një incident tragjik të ndodhur në një vendpunim, ku si pasojë kanë humbur jetën dy (2) punëtorë”, ka bërë të ditur Prokuroria në Gjakovë.
“Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori, Prokurori kujdestar, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe Inspektorati i Punës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, vijon njoftimi.
Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve pritet që të caktohet edhe masa e paraburgimit.