Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdes 13-vjeçarja në një shkollë të Greqisë, dyshohet se u mbyt me ushqim

Një 13-vjeçare ka humbur jetën këtë premte në një shkollë në Pire të Greqisë.

E mitura, sipas raportimeve të mediave greke, dyshohet se u mbyt me ushqim gjatë pushimit të drekës.  Bazuar në raportimet e madiave në Greqi, fëmija pësoi një bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.

Edhe pas tentativave të mjekëve të cilët i dhanë ndihmën e parë në shkollë, vajza nuk arriti t’i mbijetonte incidentit tragjik.

Menjëherë u thirr një ambulancë, e cila e transportoi 13-vjeçaren pa ndjenja në spital.

Pas mbërritjes në spital e mitura ka pësuar edhe arrest kardiak ku dhe ka vdekur. Drejtori dhe një mësues i shkollës u arrestuan ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e saktë të vdekjes së 13-vjeçares. /euronews.al

Tags: