Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdes ish-ushtari i UÇK-së Metë Panxhaj, emocionon vëllai

 
   

Ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së Metë Panxhaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tashmë të ndjerit, Nezir Panxhaj përmes një postimi në Facebook, duke e kujtuar atë me fjalë prekëse.

“Herët na ike në botën e përtejme i vetmi vëlla i imi. Fjalët s’i kishim kështu oh, Metë. Ti nuk ishe thjeshtë vëlla, ishe bashkëudhëtar, bashkëluftëtar dhe mik i shpirtit. Në Voksh luftën e fillove, dhe në Koshare e përfundove deri në ditën e çlirimit të Kosovës. Bashkë u rritëm, e bashkë kaluam secilën ditë e sfidë të jetës”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Herët na ike në botën e përtejme i vetmi vëlla i imi. Fjalët s’i kishim kështu oh, Metë. Ti nuk ishe thjeshtë vëlla, ishe bashkëudhëtar, bashkëluftëtar dhe mik i shpirtit. Në Voksh luftën e fillove, dhe në Koshare e përfundove deri në ditën e çlirimit të Kosovës. Bashkë u rritëm, e bashkë kaluam secilën ditë e sfidë të jetës. Por në këtë të fundit nuk patën fuqi as lutjet tona e as përpjekjet e mjekëve për të të mbajtur në jetë. Caktimin e ditës së lindjes ashtu si të vdekjes e cakton Zoti i lartësuar, e për këtë ne mbetemi vetëm banorë të përkohshëm. Shpirti yt u prehtë në paqe, e pushofsh në parajsë, atje ku dhimbja s’ka më vend, vëlla Metë Panxhaj. Me mall e krenari të kujtojmë për aq kohë sa frymë të kemi! Do të më mungosh gjithë jetën!