Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdes një 73 vjeçar në plazhin e Kavajës

Një 73-vjeçar ka humbur jetën sot në Qerret të Kavajës, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det.

Sipas policisë, viktima është shtetas shqiptar, banues në Kavajë.

 “Rreth orës 10:00, në Qerret, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë./teve1.info/