Një person ka vdekur në një aksident komunikacioni i cili ka ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Kashar”.
Në këtë aksident i vdekur ka mbetur një 48-vjeçar me inicialet I.L., shofer i një prej mjeteve.
Në lidhje me ngjarjen është arrestuar shoferi i mjetit tjetër, 22-vjeçari I.I. ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22 vjeç, pasi më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari”, njofton policia.
