Lajme

“Veç e shfrytëzoni Kosovën për interes t’juj” – Gjinovci godet Bushatin për heshtjen mbi krimet serbe

Analisti Rron Gjinovci publikoi një video ku ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, flet për krimet serbe në Kosovë.

Gjinovci e akuzoi Bushatin se gjatë kohës si ministër nuk ka folur kurrë për këto krime dhe e kritikoi përdorimin e Kosovës për interesa personale.

“Ec baju. Veç e shfrytëzoni Kosovën për interes t’juj”, shkroi ai.

Postimi në Facebook:

“Ky legjenda sa u konë ministër i jashtëm i Shqipnisë asnjiherë s’ka folë për krimet e luftës n’Kosovë, tash man ligjërata. Ec baju. Veç e shfrytëzoni Kosovën për interes t’juj”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Të Ngjashme