Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vëllai i Gjyljeta Ukellës: Vendimi i Apelit na lehtësoi dhimbjen për motrën tonë

 
   

Shpat Ukella, vëllai i Gjylejta Ukellës e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi – ka reaguar duke thënë se janë të lehtësuar si familje me vendimin e Gjykatës së Apelit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ukella shkroi se Gjykata e Apelit e tha vendimin final që “s’ka si të jetë ndryshe, veç burgim i përjetshëm për ata që vrasin gruan”.

“Për ne si familje ky vendim na ka lehtësuar sadopak dhimbjen që ndiejmë për motrën tonë dhe falënderojmë organet për vendimin e marrë”, shkroi Shpat Ukella.

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, në rastin e Edmond Lajçit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella.  Me këtë rast, Apeli e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit së të akuzuarit E.L..