Aktuale

Vëllai i Mirit bën reagimin e parë të bujshëm për akuzat e rënda të babait të Selin: Për asnjë familjar nuk…

“E dimë që nuk është e vërtetë, është lojë, s’ka pse të merren gjërat me tendencë”

Vëllai i Mirit ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka reaguar për herë të parë për akuzat e forta të babait të Selin.

“Për asnjë familjar nuk është e hijhme me fol keq, por ne jemi të bindut që nuk janë të vërteta, jemi të qetë, e njohim Mirin shumë mirë. Në shtëpinë e Big Brother janë të gjitha gjërat në kontekstin e lojës, me krijuar situata, dinamika, me dalë në Prime dhe me dalë fitues”, tha fillimisht vëllait i banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

I pyetur nga moderatorja e njohur, Kiara Tito, se si ishte përjetimi kur dëgjuan ato fjalë, ai u përgjigj:

“Nuk është se na erdhi mirë, e menduam më qetë, me gjakftohtësi. E dimë që nuk është e vërtetë, është lojë, s’ka pse të merren gjërat me tendencë. Nuk jam dakord që publiku të gjykojë, të japë një gjykim që ky është kështy, pa e njohur”.

Ndërsa i pyetur se si e përjetuan prindërit, vëllai i Mirit u përgjigj:

“Edhe Miri dhe unë¸se barra bie tek unë tani, kemi qenë ndjekës të Big Brother, e dimë se si funksionon. Që kur mori vendimin që do hynte, u thamë që është lojë dhe nuk duhet t’a marrin shumë seriozisht. Është për një qëllim, e ka personale, nuk kemi pse të mendojmë se është e vërtetë. Miri nuk është perfekt, bën gabimet e veta, bën të mirat e veta. Miri është është shumë mirë, po bën një lojë korrekte, nuk ka cenuar askënd”.

Të Ngjashme