Lajme

“Vëmendje”, Rron Gjinovci reagon ashpër pas deklaratës së prokurorit Isufaj për Radoiçiqin

 
   

Rron Gjinovci ka reaguar ashpër pas deklaratave të fundit të Blerim Isufajt, i cili në një paraqitje publike zbuloi se prokuroria e Kosovës ishte mashtruar nga Milan Radoiçiq.

Sipas Isufajt, Radoiçiq kishte premtuar se do të zbulonte vrasësit e Oliver Ivanoviqit në këmbim të heqjes së urdhërarrestit ndaj tij – një veprim që, sipas kritikëve, i hapi rrugë kthimit të tij në Kosovë dhe përfshirjes në sulmin ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Gjinovci e ka cilësuar këtë si një skandal të rëndë institucional, duke vënë në pikëpyetje profesionalizmin dhe përgjegjësinë e prokurorisë në këtë rast, transmeton “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

VËMENDJE! Skandali që nuk po e raportojne hibridat.

Blerim Isufaj dje na kallxoi qysh prokuroria e Kosovës ka kontribu në vrasjen e Afrim Bunjakut. Isufaj tha që Radoicici e ka mashtru prokurorinë. Radoicici ka thanë “hekmani urdhërarrestin unë ju kallxoj kush e ka vra Oliver Ivanonvicin”. Këta ia kanë hek urdhërarrestin, ai ka ardhë e ka vra Afrim Bunjakun. Oliver Ivanonvicin hala s’dihet kush e ka vra. Edhe ma e forta, Isufaj menon që është prokuror i zoti e që duhet me u bo kryeprokuror. Amater të cilin e ka mashtru nji barabë serb i katuneve të veriut.

Edhe ma shqetësuesja është që ky del e kallxon këtë sen në TV. A e kuptoni sa pak inteligjent është tipi?

 
 
 
 

 

Të Ngjashme