Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vendimi për Kelmendin shpallet i paligjshëm, Gjinvoci përmend zgjedhjet e 28 dhjetorit

 
   

Gjykata Supreme ka vendosur të mërkurën anulimin e vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e Besim Kelmendit nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit, duke konstatuar se vendimi ishte në kundërshtim me ligjin.

Sipas njoftimit për media, Gjykata ia ka kthyer lëndën Këshillit Prokurorial për rishqyrtim dhe marrje të një vendimi të ri.

“Gjykata Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e paraqitur nga Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe ka anuluar vendimin KPK.nr.1056/2025, të datës 20 nëntor 2025, si të kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe analisti Rron Gjinvoci, i cili me një postim kritik ka akuzuar prokurorinë për, siç u shpreh ai, përpjekje për të mbrojtur veten dhe krimin e organizuar, duke paralajmëruar edhe 28 dhjetorin si datë të rëndësishme politike.

“Prokuroria e kriminalizume e ka hupë arsyen tu u munu me pshtu veten dhe krimin e organizum. Shihemi me 28 dhjetor mangupa 🗳”, shkruan Rron Gjinovci.