Venezuela ka dënuar vendimin e SHBA-së për të imponuar një “bllokadë totale” në cisternat e naftës, duke e quajtur veprimin një shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Në një deklaratë zyrtare, zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodrigues ka akuzuar Trumpin për kërcënimet e tij “të pamatura dhe serioze”, që cenojnë parimet e tregtisë së lirë dhe lirisë së lundrimit.
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të hënën se ka urdhëruar një bllokadë totale të anijeve të sanksionuar që hynë ose dalin nga shteti i Amerikës së Jugut.
Pas njoftimit, çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1.5% të mërkurën, duke rritur rreziqet e ndërprerjeve të zgjatura të furnizimit në rajon, shkruan The Wall Street Journal.
Karakasi e quajti këtë veprim “grotesk”, duke e akuzuar Trumpin se po përpiqej të konfiskonte burimet natyrore të vendit.
Deklarata e qeverisë pretendonte se Trump “supozon se nafta, toka dhe pasuria minerale e Venezuelës janë pronë e tij”.
Trump paralajmëroi se presioni do të intensifikohej derisa Karakasi të kthente “të gjithë naftën, tokën dhe asetet e tjera që na i vodhi më parë”, në një referencë të mundshme për shtetëzimin e aseteve amerikane në dekadat e mëparshme.

